Princi Harry ka vrarë një taleban?

Princi Harry, i cili ndodhet me mision ushtarak i lokalizuar në provincën Helmand, në Afganistan, raportohet se gjatë një aksioni ka vrarë një udhëheqës të talebanëve.
Sipas "The Sun", aksoni në të cilin thuhet se Harry ka vrarë shefin e talibanëve është zhvilluar në muajin tetor, ndërsa tabloidi britanik citon një burim anonim: “Ishim duke patrulluar, kur helikopteri Apache (pilot i të cilit ishte Harry) u sinjalizua për një aksion.Ne e dëgjuam nga radioja sinjalin dhe zërin e Big H (pseudonimi i Harryt) që pranoi të merrte përsipër sulmin”, thotë burimi anonim. “Objektivi i identifikuar ishte një lider taliban. Apache në atë moment hodhi disa raketa dhe në jemi të sigurtë që ishte ai i Big H”, rrëfen burimi. Harry, 28 vjeçar, do të përfundojë turneun e tij tre mujor në provincën Helmand, në janar të vitit 2013. /Indeksonline/