E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vesa: Festivali i RTSH-së, i dështuar

Vesa Luma, me këngën e saj ''S'jam perfekt'', ka arritur deri në finale të festivalit të RTSH-së, po nuk është votuar shumë nga juria e festivalit.

Kjo gjë ka bërë që Vesa ta quajë këtë festival si ''të dështuar'', duke shkruar në rrjete sociale:
“Ju falemderit me shumë sinqeritet për të gjithë mbështetjen që mora nga ju gjithë këtë kohë.Ndihem krenare që ju kam përfaqesuar me një këngë moderne sepse në zemrën time dhe tuajën Shqipëria dhe Shqiptarët janë më modernë – ajo që na veçon më shumë nga fqinjët ballkanik, por fatkeqësisht doli të ishte kompeticioni i gabuar apo i dështuar pas gjithë skandaleve që ndodhën këto ditë e që na vunë në situata të këtilla”.

Ajo ka falënderuar kompozitorin Florent Boshnjaku, i cili në vitin e kaluar e ngriti Shqipërinë në vend të 5 në Eurovision dhe Big Bastan që përveç tekstshkrues, sipas Lumes ka qene mbështetja dhe forca e saj.   Ne fund, Vesa ka uruar fituesit Adrian Lulgjuraj e Bledar Sejko, me fjalët: “I uroj sukses këngës fituese duke shpresuar që të ngrejnë më lartë pozicionin e muzikës shqiptare në Evropë.” /Indeksonline/   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›