E Diel, 1 Nëntor 2026

Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin

TIRANË, 15 mars /ATSH/ – Oborri Mbretëror Shqiptar njoftoi sot martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit Leka II, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Sipas komunikatës zyrtare, martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj dhe origjinën hungareze, e cila mbetet pjesë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.

Pas martesës, Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Familja Mbretërore e ndau këtë lajm me publikun, duke e cilësuar një moment të rëndësishëm që e ndajnë me kombin shqiptar dhe miqtë e tyre në mbarë botën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›