Princi Leka dhe Elia Zaharia në revistën Mbretërore
Revista Royality në Holandë ka zgjedhur si personazhe të numrit të fundit Princin Leka dhe të fejuarën e tij, artisten Elia Zaharia. Një set fotografish ku shfaqen të veshur shik, siç i takon një princi dhe princeshe, bashkë me një rrëfim për dashurinë e tyre, janë botuar në faqet e revistës mbretërore evropiane në Holandë, duke tërhequr vëmendjen e lexuesve.
Vetë Elia ka njoftuar fansat e saj në Facebook: Miq të dashur, sot mora në e-mail këto foto artikujsh të publikuar muajin e fundit në disa prej revistave më prestigjioze të mbretërive evropiane. Kam dëshirë ti ndaj me ju, se më bëhet zemra mal kur bota e sheh Shqipërinë të përfaqësuar jo vetëm nga kronika e zezë, shkruan Elia.
Edhe Princi Leka ka postuar foton ku Elia pozon me fustan të kuq.
Princi Leka dhe Elia shpallën fejesën në maj të vitit 2010. Në intervistat e tyre ata kanë treguar se kanë shumë gjëra të përbashkëta që i bëjnë të ndihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk i kanë fshehur planet për martesë dhe fëmijë,transmeton “KohaNet” . P.K

