Princi i Maltës vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga Begaj

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj priti sot me ceremoni zyrtare Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap.
Ceremonia zyrtare e pritjes me nderime ushtarake u zhvillua në Pallatin e Brigadave.
Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas ceremonisë së pritjes Kreu i Shtetit dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap zhvilluan një takim me dyer të mbyllura.
Begaj pret Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, foto: Florian Aba... 1 nga 13/m.m/j.p/