Princi kamikaz
Kur Nikolo Makiaveli shkruajti librin e tij te famshem Princi ai nuk e imagjinonte se librin e tij do ta lexonte disa shekujsh me vone edhe drejtuesi i LSI-se Ilir Meta. Meta eshte nder te paktet politikane per te mos thene i vetmi qe ka perdorur shpesh ne politiken shqiptare termin Makiavelizem.
Perdorimi i shpeshte i ketij termi tregon se Ilir Meta jo vetem qe e ka lexuar por edhe e ka studiuar ne hollesira kete veper klasike. Bile jam shume i bindur se idete e marra nga kjo veper kane diktuar edhe levizjet politike te Metes dhe organizates qe ai drejton. Ne thelb Princi eshte nje liber qe permbledh keshillat qe nje pushtetar Princ duhet te ndjeke per te mbajtur pushtetin.
Per Princin synimi per te mbajtur pushtetin qendron mbi cdo moral princip apo ligj mbi te cilat bazohet veprimtaria e nje shoqerie. Me keto ide Makiaveliste ne mendje Ilir Meta nuk u mendua dy here pas 28 qershorit per tu bashkuar ne nje qeveri me Sali Berishen kryeminister edhe pse fushata e Metes dhe e LSI-se ishte ngritur mbi premtimin se votat e elektoratit do te perdoreshin per te larguar Berishen nga pushteti.
Por ajo qe Ilir Meta dhe shume te tjere nuk llogariti ishte fakti se vet Nikolo Makiaveli deshtoi ne karrieren e tij politike per shkak se populli e kuptoi nga Princi i publikuar tashme se nese Makiaveli do te zgjidhej ne nje post politike ai do te ishte nje Princ i pamoralshem dhe i babezitur per pushtet.
Kam bindje se kjo fatkeqesi politike e Makiavelit do te bindte shekuj me vone patriotin e tij Gaetano Moska per te hedhur teorine e tij te formules politike ku ai te theksonte se pushteti i nje klase politike duhet te kete baza morale dhe ligjore per te mbijetuar.
Theniet dhe pretendimet se gjoja politika nuk njeh moral jane totalisht te pa verteta dhe te keqinterpretuara. Pavaresisht natyres se tij cdo pushtet duhet te kete baza morale dhe ligjore perndryshe ai pushtet do te shkoj drejt nje kolapsi te sigurt.
Morali eshte nje teresi vlerash qe krijojne besueshmeri dhe unitet kohezion ne nje shoqeri kurse politika nuk eshte gje tjeter por nje shperndarje autoritative e vlerave te shoqerise.
Duke u kthyer tek makiavelizmi i Metes ne duhet te kuptojme se sot ai eshte politikani me i perbuzur i nenqeshur i politikes shqiptare. Kjo ka ardhur si rezultat i bashkimit te tij te pakondicionuar me Sali Berishen ne nje kohe kur LSI dhe Meta i premtuan elektoratit largimin e Berishes nga pushteti.
Per Ramen dhe te majten Meta eshte nje i pabese qe eshte shnderruar ne nje te perdale. Per Berishen dhe te djathten Meta eshte si ajo e perdala qe duhet te shfrytezohet ne maksimum se nuk i dihet se cfare mund te ndodh neser.
Per elektoratin e pavarur Meta eshte dikush te cilit nuk i zihet bese dhe qe nuk dihet se me ke do te shkoje neser. Kujtoni perplasjen dhe akuzat e ndersjella Prifti-Meta me qellim qe te kuptoni se cfare ka menduar dhe mendon Berisha Rama dhe populli i thjeshte per LSI dhe Meten. Asnje votues shqiptar nuk e di se ku mund te shkoje neser nje vote e hedhur per Ilir Meten dhe LSI do te shkoje tek Berisha apo tek Rama.
Te votosh neser per Meten dhe LSI do te ishte vertet sikur te luaje bingo. Por gabimi fatal i Ilir Metes nuk mund ti atribuohet vetem keqkuptimit te termit makiavelizem dhe lidhjes se tij me pushtetin.
Gabimi fatal i Ilir Metes ishte se ai u ushqye edhe nga mediokriteti politik i deputeteve te tij dhe djallezia dhe injoranca e analisteve ne media te cilet e konsideronin levizjen e Metes drejt prehrit te Berishes si dicka normale. Nuk ka asnje gje normale ne levizjen e LSI dhe Metes ne prehrin e Berishes. Nje levizje e tille nuk ka ndodhur ne asnje vend demokratik.
E perserise nje levizje e tille nuk ka ndodhur ne ASNJ vend tjeter demokratik Mund te jene formuar koalicione afatshkurtra pertej kraheve politik por ne asnje rast nuk eshte formuar nje bashkesi ku kryeministri te rimandatohej sidomos ne rastet kur fushata e kundershtarit bazohej ne largimin e tij nga pushteti dhe politika.
Ilir Meta ndermori nje iniciative politike qe do te ishte fatale per te ardhmen e tij politike. Tashme fati i Ilir Metes dita-dites po i shembellen edhe me shume fatit te Xhuvelit. Meqe ra fjala ku eshte Xhuveli
Ai eshte atje ku do te jete Meta neser pa as me te voglin dyshim. Ne levizjen e tij si nje aeroplan pa bisht Ilir Meta eshte i frymezuar dhe mbeshtetur fuqimisht nga shoferi i tij dhe ish-lideri i se majtes Fatos Nano. Dikur Fatos Nano ishte mbreti i oborrit kurse sot eshte shnderruar ne shofer te princit te oborrit Berisha.
Shumekush mund te jete i habitur nga ky fakt dhe kjo eshte dicka e kuptueshme. Shume pyesin se si ka mundesi qe Nano eshte shofer i atij qe i beri gropen ne 2005-en Si ka mundesi
Besoj se Nano nuk eshte aq budalla sa te mos e kuptoje se ishte bashkepunimi Meta-Berisha qe e shkaterruan ate nga ana politike. Nano nuk ka asnje inat me Berishen sepse fundja Berisha ishte nje kundershtar politik qe mori ato pak vota te demokrateve qe kishte marre si ngahere.
Por Nano dhe karakteri i tij hakmarres nuk mund tia fale kete gje Metes. Nano eshte shume i vetedijshem qe Meta eshte i vetmi pergjegjes kryesor per humbjen e zgjedhjeve 2005 dhe deshtimin turperues te Nanos.
Tani ka ardhur koha qe Nano ti ktheje reston edhe Ilir Metes. Per te arritur kete qellim Nano ka zgjedhur qe ta drejtoj princin e oborrit drejt gremines dhe fundit te paevitueshem politik. Me sa duket Meta nuk e ka kuptuar akoma hakmarrjen e embel te ish-liderit socialist. Dhe kur princi te jete buze gremines Nano ka per ti thene A te kujtohet 2004-2005-sa.
Normalisht kuptohet qe Fatos Nano ka edhe nje urrejtje perkundrejt liderit socialist Edi Rama por kurrsesi nuk mund te barazohet kjo urrejtje me ate urrejtje qe Nano ka per princin Meta dhe LSI. Edi Rama nuk beri gje tjeter por shfrytezoi largimin e Nanos dhe vakuumin ne radhet e lidershipit te Partise Socialiste. Rama beri ate qe mund dhe duhet ta bente kushdo tjeter.
Rama beri ate gje qe mund ta beje kushdo nese ne PS krijohet ndonje vakum institucional ne lidership ne te ardhmen. Nga e gjithe kjo axhende hakmarrese e Ilir Metes ne 2005-en dhe e Fatos Nanos ne 2009-en dhe sot ka perfituar Sali Berisha i cili vazhdon te qeverise vendin me nje minorance votash popullore.
Princi Meta mund ta kete kuptuar tashme se e kane futur ate drejt nje udhe pa krye dhe nje shkaterrimi te sigurt politik. Fatkeqesisht Meta nuk mund te beje asgje per te ndryshuar rrjedhen e politikes shqiptare dhe te ardhmen e tij politike. Ngado qe ta ktheje Meta eshte i mbaruar politikisht. Ajo qe i ka ngelur tashme eshte qe te beje rolin e kamikazit politik.
Por edhe si kamikaz politik ai nuk mund te shkaterroj asnje tjeter pervec Sali Berishes pasi Nano eshte i shkaterruar tashme kurse Rama nuk ndodhet ne rrezen e tij te veprimit. Cilado qofte levizja e Metes Rama eshte pozicionuar ne ate pike sa zgjidhja nuk pritet te vije me nga Meta por nga Berisha.
Meta kishte shansin te ishte perseri protagonist dhe faktor ne politiken shqiptare por ai e injoroi kete shans. Meta kishte shansin para disa muajsh qe te behej protagonist i zgjidhjes se krizes permes zgjedhjeve te parakohshme. Nje levizje e tille do te rriste kredencialet e Metes dhe do te rikonfiguronte LSI-ne brenda se majtes.
Por Meta nuk e beri kete gje. Tashme eshte shume vone per Meten dhe LSI per te qene faktor politik. Shume shpejt Berisha do te deklaroje zgjedhjet e parakohshme dhe LSI e Metes do te nxitoje te ndahet ne ca te Berishes dhe ne ca te Rames. Ata qe do te ngelen ne mes dhe qe nuk do te mund te shkojne me asnje do te shkojne dhe do ti bashkohen... Xhuvelit.