E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mizoria e radhes

Shperthimi i koleres ne Haiti - i pari ne 50 vjet - ka shperfaqur nje ankth te ri krahas mjerimit qe po mbreteronte me muaj. Semundja ka prekur mbi 3000 persona ndersa ka shkaktuar vdekjen e 250 syresh.


Autoritetet shpresonin qe epidemia te stabilizohej dhe te mbetej e izoluar kryesisht ne rajonin Artibonit por ka ende frike se ajo mund te trondite kryeqytetin e shkaterruar Port-au-Prince.


Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare meritojne cdo levdate per reagimin e shpejte ngritjen e qendrave mobile te trajtimit sjelljen e ujit te paster si dhe per sherbimet publike qe bejne thirrje per pasterti dhe kujdes.


Ekipet e shpetimit kane qene te jashtezakonshme ne mbajtjen e njerezve relativshit te sigurt e te shendetshem qe nga termeti i 12 janarit. Dhe ceshte e verteta shumica e qindra-mijera njerezve qe banojne aktualisht ne kampe jane shume me mire se miliona te tjere qe jetojne ne lagje te varfra te Haitit.


Nje gje e tille - per shkak te sherbimeve me te mira. Por megjithate kjo nuk eshte inkurajuese dhe shume e qendrueshme.


Haitianet kane nevoje per ato qe kane premtuar donatoret nderkombetare dhe vete qeveria e tyre - shtepi te perhershme uje te pijshem dhe sherbime mjekesore ne menyre qe te mos varen nga ndihmat.


Mbi 1.3 milion njerez kishin mbetur pa strehe nga termeti. Po aq te pastrehe jane edhe sot. Mijera te tjere jetojne ne baraka gjysme te rrenuara. Dhjetera mijera njerez te zhvendosur ne toka private rrezikohen nga debimi ose tashme vec jane urdheruar te levizin. Vetem nje pjese e rrenojave te termetit eshte pastruar.


Qeveria e presidentit Rene Preval ende nuk ka realizuar disa nga vendimet themelore perfshire dhe ate se ku duhen ndertuar shtepite e reja.


Komisioni i Perkohshem i Rimekembjes i udhehequr nga kryeministri Jean Max Belleribe dhe ish-presidenti Bill Clinton pritej te sillte koordinim efikasitet dhe transparence ne rindertim. Ai eshte takuar vetem tri here ndersa stafin nuk e ka te kompletuar.


Ne mbledhjen e fundit me 6 tetor komisioni po votonte ende ndryshimet ne rregullore.
Ai ka miratuar disa projekte te rendesishme perfshire krijimin e nje sistemi te ri te arsimit dhe programin prej 200 milione dollaresh per zhvillimin bujqesor.


Po ashtu eshte aprovuar spitali rajonal prej 12 shtreterish. Jane miratuar dhe disa programe trajnuese per biznese te vogla e te mesme si dhe per mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna seksuale. E gjithe kjo duhet te shoqerohet nga nje perparim i dukshem ne ndertimin e shtepive dhe pastrimin e rrenojave.


Fale intervenimit te te huajve kete vit jane permiresuar disa gjera. Shume haitiane kane qasje ne uje te paster dhe sherbime mjekesore. Kjo padyshim se ka parandaluar shperthimin e koleres ne permasa me te medha. Por perderisa nuk nis rindertimi edhe keto lajme te mira mund te jene jeteshkurtra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›