E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit e gjyqtarit Konomite kercenuar ruhen me police

Prinderit e Skerdilajd Konomit gjyqtarit te vrare ne menyre mafioze ne mes te qytetit te Vlores ndihen te kercenuar dhe kane kerkuar mbrojtjen nga forcat e policise se qytetit te Vlores.

Lajmi eshte konfirmuar per gazeten Shqiptarja.com nga shefi i komisariatit te Vlores Alfred Elezi I cili pohon se qe nga data 1 tetor prinderit kane kerkuar mbrotjen nga forcat e rendit.

Dy dite me pare familja e gjyqtarit te vrare Skerdilajd Konomi me ane te nje letre te hapur i ben apel medias shqiptare te sensibilizoje opinionin publik por dhe Drejtesine lidhur me zbardhjen e te vertetes se vrasjes se familjarit te tyre. Shteti na nxjerr akoma pengesa per pronat tona. Kerkesa jone per median si nje nga mundesite e vetme per te sensibilizuar opinionin publik por edhe vullnetin qeveritar eshte te hetoni mbi kete ceshtje dhe te ushtroni te gjithe presionin e mundshem qe ngjarje te tilla si hedhja ne ere apo djegia e gjalle e zyrtareve publike te mos mbetet pa autoresi dhe pa te ndeshkuar ne menyre qe ne kete vend te mos fuqizohet pushteti i mafies por te rivendoset drejtesia shkruhej ne letren e hapur.

Gjyqtari Skerdilaj Konomi 33 vjec babai i dy femijeve u ekzekutua ne Vlore me nje atentat te tipit mafioz. Makina e tij shpertheu nga nje eksploziv i telekomanduar ndersa gjyqtari ishte ne timon. Nje nga pistat kryesore per ekzekutimin e tij mbetet ceshtja e pronave familjare qe vete gjyqtari po ndiqte. Familja denoncon te tjera pengesa lidhur me kete ceshtje duke akuzuar direkt institucione shteterore qe pengojne urdhrat e Gjykates se Larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›