E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Fyle ne Bruksel Bashkepunim pozite-opozite


Kryetari I PArtise Socialiste Edi Rama u takua sot pasdite ne Bruksel me Komisionerin per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefan Fyle.
Sipas TV Ora News ne ne fokus te bisedimeve mes tyre ishte situata politike ne Shqiperi. Gjate takimit komisioneri per zgjerim ne Komisionin Europian Stefan Fyle ka vleresuar mbeshtetjen e Partise Socialiste ne integrimin e Shqiperise dhe e ka cilesuar si faktor kyc ne politikat integruese bashkepunimin pozite-opozite.

Integrimi duhet te jete axhende kombetare dhe politika shqiptare duhet te mbeshtese axhenden europiane.Vleresoj rolin e PS-se ne integrimin e vendit dhe ritheksoj domosdoshmerine e bashkepunimit pozite-opozite-ka thene Fyle. Ne vazhdim Rama do te kete takime te vecanta edhe me perfaqesues te Partive Europiane Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›