E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prinderit ne mjerim vdes foshnja 5-muajshe

Korce- Vdes vogelushja 5-muajshe prinderit nuk kishin mundesi ekonomike te mjekonin femijen e tyre. Nje femije vetem 5-muajshe ka vdekur pasi ka kaluar ne grip te rende ndersa bashke me te dhe te te ftohtin. Temperatura e larte nuk i eshte ndare femijes me inicialet F.K. prej shume ditesh ndersa gjendja e saj eshte renduar se fundmi. Behet fjale per nje femije te ciftit Kercelli banore te lagjes 8 ne Korce qe jetojne me se shumti ne nje shtepi pa ngrohje. Te papune dhe ne nje gjendje te mjeruar ekonomike familja e goditur nga tragjedia ka kryer nje vizite nje dite me pare te femijes fatkeqe ne pediatrikun e Korces. Mjeket e ketij spitali kane kerkuar qe femija gjendja e te cilit ka qene shume serioze te shtrohet ne spital per mjekim te specializuar. Sipas te dhenave paraprake te policise cifti Kercelli nuk ka pranuar qe vajza te shtrohej pasi kane pretenduar se nuk kishin asnje mundesi ekonomike per ta bere kete. Ata e kane rimare femijen ne shtepi por kjo e fundit pervecse kishte kaluar nje bronkopneumoni dhe kishte temperature te larte duhet te qendronte ne nje dhome pa ngrohje cka e ka bere gjendjen shume me teper se kritike. Femija ka nderruar jete gjate oreve te pasdites te se enjtes ne shtepine e saj ndersa prinderit jane perpjekur ta cojne ne spital per ta mbajtur ne jete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›