Ndalohen 5 afganet klandestine udhetonin per ne Europe
Gjirokaster-Pese shtetas nga Afganistani jane ndaluar nga strukturat e Policise se Shtetit ne Gjirokaster prane kufirit te gjelbert me Greqine. Grupi i afganeve i cili kishte hyre ilegalisht ne Shqiperi kishte si destinacion te mundshem shtetet europiane. Sipas burimeve zyrtare ne policine lokale mbremjen e se enjtes postoblloku i kontrollit te policise qe ndodhet ne vendin e quajtur Jorgucat ne rrugen kombetare Kakavije-Gjirokaster ka ndaluar per kontroll rutine nje furgon taksi. Automjeti me targa VL 76 03 C qe drejtohej nga Kastriot Shutaj udhetonte nga Kakavija per ne Gjirokaster thone efektivat e postobllokut te policise. Gjate kontrollit efektivat blu kane konstatuar se ne ne furgonin taksi udhetonin edhe 5 shtetas afgane pa asnje dokumentacion perkates. Gjate kontrollit ata i kane pohuar policise se kishin hipur ne furgon rreth 1 kilometer larg Jorgucatit dhe udhetonin per ne Tirane. Ne kete situate efektivat e policise se Gjirokastres kane bere shoqerimin per ne polici te grupit te afganeve dhe shoferit te furgonit taksi. Gjate intervistimit te hollesishem nga ana e grupit hetimor te pese afganet kane pohuar se nga Greqia kishin hyre ilegalisht ne Shqiperi nepermjet kufirit te gjelbert.