E Enjte, 5 Nëntor 2026

Prioritetet legjislative të Parlamentit, VanHorn takim me Bushkën dhe Çupin

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi.

Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ato theksuan në takim rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

1 nga 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›