TEL AVIV – IDF raporton tetë ushtarë izraelitë të vrarë në Liban

TEL AVIV/BEJRUT, 2 tetor /ATSH-DPA/- Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet me Hezbollahun në Libanin jugor.
“Shtatë ushtarë të tjerë u plagosën, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë”, njofoi sot ushtria izraelite (IDF).
Ushtria fillimisht kishte raportuar vetëm një ushtar të vrarë.
Milicia e Hezbollahut pretendon se ka shkatërruar tre tanke luftarake izraelite që kishin avancuar në qytetin libanez të Maroun al-Ras.
Fillimisht nuk pati asnjë konfirmim për këtë nga Izraeli.
Pretendimet e të dyja palëve nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. //a.i/