E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e banesave/Banorët tentojnë të futen me forcë brenda Këshillit Bashkiak

Banorët e qytetit të Vlorës po tentojnë të hapin me focë derën e Këshillt Bashkiak.

Ata kërkojnë takim të menjëhershëm me kryeministrin Rama. Pas kësaj, i menjëhershëm qe reagimi i kryetarit Gjika, i cili tha se të gjithë do marrin dëmshpërblimin përkatës për objektet. Shpëtim Gjika pohoi se ky projekt ishte planifikuar prej kohësh dhe se ndërtimi i kësaj rruge është i domosdoshëm.

"Nuk ka fare kthim mbrapa!"-citoi kryetari Gjika.

Në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës do të prishen rreth 100 banesa në kuadër të projektit për ndërtimin e rrugës Levan-Vlorë.

IKMT u ka lënë vetëm afat 5 ditë afat banorëve për të dalë nga banesat.

Një pjesë e mirë e banesave janë ende në proces legalizimi ndërkohë që, më herët ministri Tahiri kishte bërë thirrje për shpronësim duke i sigurar banorët se kryeministri Rama, do ta trajtonte me seriozitet këtë çështje.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›