Riatdhesohen 50 shqiptarë nga vende të ndryshme të BE
50 shtetas shqiptarë janë kthyer në Tiranë gjatë ditës së sotme nga organet kompetente të disa prej shteteve të BE-së.
Operacioni i atdhesimit është kryer në bashkëpunim midis policisë shqiptare dhe asaj franceze “Frontex”.
22 shqiptarë janë kthyer nga Franca, 19 nga Gjermania, 8 nga Belgjika dhe 1 nga Danimarka për arsye se nuk kishin leje qëndrimi në këto vende.
Procesi i atdhesimit në aeroportin “Nënë Tereza” u ndoq nga afër nga kreu i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Artan Didi, si dhe nga përfaqësues të ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
