Prishja e koalicionit Thaci- Sejdiu akuza te ndersjellta

Neni kushtetues per ndalimin e ushtrimit te dy funksioneve nga ana e presidentit te Republikes eshte kthyer ne argument te fushates elektorale ende jo zyrtare ne Kosove. Hashim Thaci dhe Fatmir Sejdiu kane vazhduar akuzat e ashpra ne distance duke hapur keshtu betejen e pare te fushates se pritshme. Kreu i PDK dhe ai i LDK-se kane akuzuar njeri-tjetrin per shtremberim te se vertetes. Ndersa Thaci insiston ne versionin sipas te cilit LDK i ka kerkuar atij te kundershtoje vendimin e Gjykates Kushtetuese per rastin e ish- presidentit Sejdiut ky i fundit mohon ne menyre kategorike nje gje te tille.
Ka pasur ndeshje ne mes te respektimit te Gjykates Kushtetuese anes ligjore dhe anes tjeter. Une kam marre anen qendrore tha Thaci.
Une nuk kam patur perplasje kam dhene pergjigjen timen dhe qendroj ne argumentet e mia dhe nuk dua te shtoj asgje me teper nga ajo qe kam thene diten e djeshme. LDK-ja ka dale prej koalicionit dhe arsyet e daljes se koalicionit jane bere publike edhe nga une edhe nga zyrtaret e larte te LDK-se tha Sejdiu.
Perplasjet ne mes te dy partnereve te deridjeshem te koalicionit qeveritar te cilet i dhane fund bashkepunimit mes tyre nje jave me pare do ta cojne vendin ne zgjedhje te cilat pritet te mbahen me 12 dhjetor te ketij viti.
Nje grup deputetesh ne Kuvendin e Kosoves jane duke mbledhur firma per nje mocion mosbesimi ndaj qeverise qe do te sillte rrezimin e saj dhe zgjedhje te jashtezakonshme.
Bul Saliu