E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet korrupsioni ne SHBA. Greqia me e korruptuara ne BE

Greqia perceptohet si vendi me i korruptuar i Bashkimit Europian. Shteti i perfshire nga skandalet ne vitet e fundit ka lene pas ne perceptimin e korrupsionit edhe shtete te tilla problematike si Bullgaria dhe Rumania duke u kuotuar si Kina ne indeksion e pervitshem te korrupsionit publikuar nga Transparency International.

Pothuajse nje vit pasi kryeministri Jorgos Papandreu i shpalli lufte korrupsionit dhe keqadministrimit ne Greqi vendi ka rene akoma edhe me poshte ne renditjen boterore te perceptimit te korrupsionit.

Nga 178 vende te perfshira ne studime Greqia renditet ne vendin e 78 se bashku me disa shtete ku spikasin Kina Serbia apo Tajlanda. Anetaret me te reja te BAshkimit Europian Romania dhe Bulgaria te cilat vitin e kaluar mbanin te njejtin pozicion si Greqia tashme e kane distancuar veten prej saj duke u renditur respektivisht ne vendin e 69 dhe te 73.

Vitin e kaluar zyrtare te larte greke fajesuan korrupsionin galopant ne sistemin shendetesor te vendit duke e vleresuar ate me disa miliarda euro humbje ne vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›