E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishja e ndërtimeve në bregdet, 75% Pro në sondazhin e BalkanWeb

TIRANE-Ndërtimet në bregdetin shqiptar duhet të prishen. Ky ka qenë verdikti i lexuesve të agjencisë së lajmeve online BalkanWeb, mbi sondazhin me temë “Qeveria ‘Rama’ do të prishë ndërtimet pa leje, por edhe ato me leje që janë të papërshtatshme në bregdet. Jeni dakort?”.
Mbi 75 % kanë votuar pro kësaj nisme të qeverisë ‘Rama” që pritet të drejtojë vendin brenda muajit Shtator. Në total mbi sondazhin prej 4 ditësh online kanë votuar mbi 4 mijë persona.

Rezultati i sondazhit
Po 75.32%
Jo 24.68%
Totali Votave 4822

Po sot BalkanWeb ka çelur një tjetër sondazh me temë Sirinë.
Lexuesit janë të ftuar të votojnë mbi temën e re, “Siria, Rama dhe Berisha janë deklaruar pro ndërhyrjes ushtarake. Po ju si mendoni, a duhet të marrë pjesë Shqipëria në këto sulme?”.

Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale.
Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›