E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, vrau dhe u dënua 22 vite më parë, sot vdes nga plumbi i gjakmarrjes

FUSHË KRUJE- Nuk është falur nga familjarët e një të vrari 22 vite më parë, pavarësisht se për krimin kishtë kryer dënimin me burg.

Sot në Fushë Krujë mbeti viktimë për motive gjakmarrjeje një ish-i dënuar.

Krimi ndodhi mëngjesin e së dielës në qendër të qytetit të Fushë Krujës, ndërsa viktima mësohet se është Lulzim Shera, 47 vjeç.

Policia bën me dije se 47-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, teksa po hynte në dyqan, furrë buke.

Menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur dhe policia e cila ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, vëllezërit Altin dhe Skënder Baku.

Sipas policisë, viktima është nga fshati Nikël, dhe punonte prej disa kohësh si shpërndarës i bukës në dyqane.

Duke ditur faktin se 47-vjeçari ka qenë i dënuar me burg për një vrasje, e orientoi policinë drejt pistës për të lidhur krimin e sotëm me atë të kryer nga viktima vite me parë.

Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura në vendngjarje mësohet se të dyshuar kryesorë për vrasjen sot në Fushë Krujë janë dy vëllezërit Baku, të cilëve në vitin 1991, viktima Lulzim Shera u kishte vrarë vëllanë. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Baku dhe po punon për kapjen e tyre.

47-vjecari sapo kishte përfunduar dhe dënimin e kryer lidhur me këtë krim.
 
(d.b/e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Pukë, konflikt me armë në qendër të fshatit mes dy bashkëfshatarëve Pukë, qëllohet me armë zjarri, vdes 22-vjecari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›