E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e rrugës Librazhd-Përrenjas, ARRSH: Nisin punimet për sistemimin e rrjedhës së Shkumbinit për ndërtimin e një rruge alternative

Pas prishjes së rrugës Librazhd-Përrenjas, ARRSH njofton se po punohet për ndërtimin e një rruge alternative. Në një postim në Facebook, ARRSH bën me dije se po punohet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin, që po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.

Po ashtu, sipas ARRSH, aktualisht po punohet edhe për heqjen e dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, për vendosjen e sondave për realizimin e studimit gjeologjik dhe vlerësimin teknik të zonës pa rrëshqitje.

Pas përfundimit të studimit gjeologjik, pritet të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar. Aktualisht po punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.

Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin. Rrjedha po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.

Pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë. Autoriteti Rrugor Shqiptar do të vijojë të informojë në kohë reale mbi ecurinë e punimeve dhe masat e mëtejshme që do të ndërmerren”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›