E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina Mos politizoni regjistrimin e popullsise ne Kosove

Autoritetet ne Beograd thone se Kosova nuk mund ta kryeje regjistrimin e popullsise banesave dhe ekonomive familjare ne kohen kur nje numer shume i madh i refugjateve serbe vazhdojne te jene te zhvendosur jashte Kosoves

Zyrtaret ne Prishtine u kane bere thirrje autoriteteve te Beogradit qe te mos e politizojne regjistrimin e popullsise ne Kosove.

Ata thone se ky projekt ka qellim ekskluzivisht statistikor ndersa hedhin poshte pretendimet serbe per perfitime politike te shqiptareve nga regjistrimi i popullsise.

Autoritetet ne Beograd thone se Kosova nuk mund ta kryeje regjistrimin e popullsise banesave dhe ekonomive familjare ne kohen kur nje numer shume i madh i refugjateve serbe vazhdojne te jene te zhvendosur jashte Kosoves.

Regjistrimi i popullsise do te behet kete vit ne Kosove pas tri dekadave.

Projekti do te realizohet paralelisht me vendet e tjera ne rajon dhe me ndihmen e Zyres Evropiane per Statistika EUROSTAT.

Ai pritet te ofroje nje pasqyre te sakte demografike e cila i ka munguar Kosoves me vite te tera.

Qe nga regjistrimi i fundit ne vitin 1981 perqindjet e popullsise ne Kosove kane levizur varesisht nga zhvillimet ne terren por shqiptaret gjithmone kane qene shumice e konsiderueshme mbi 90 per qind ndersa pjesa tjeter kane qene pjesetare te pakicave numri me i madh i te cileve serbe.

Kryetari i Komisionit shteteror per Regjistrimin e Popullsise Rifat Blaku thote se nga regjistrimi do te perfitojne te gjithe qytetaret e Kosoves.

Ne mendojme se ky regjistrim eshte ne interes te te gjithe shtetasve te Republikes se Kosoves pavaresisht nga perkatesia etnike ngase me kete legjitimohet prania e popullates rezidente dhe mbi keto baza do te dihet edhe struktura e popullates - tha zoti Blaku.

Absolutisht askush nuk do te jete humbes perkundrazi te gjithe qytetaret te gjitha ekonomite familjare do te jene perfitues me kete regjistrim aq me pare kur gjithe dokumentacioni eshte ne gjuhen e popullsise lokale - shtoi ai ne nje bisede me BBC-ne.

Beogradi kundershton regjistrimin

Por zyrtaret ne Beograd thote se regjistrimi i popullsise ne Kosove tani mund te jete i rrezikshem per shkak se shume te zhvendosur nga lufta dhe pas saj sidomos serbe nuk kane arritur te kthehen ende ne shtepite e tyre.

Autoritetet ne Prishtine nuk kane shifra te sakta qe flasin per numrin e te zhvendosurve serbe ndersa Beogradi pretendon se numri i te shperngulurve serbe nga Kosova ishte rreth 250 mije te dhena keto qe hidhen poshte nga zyrtaret vendore e nderkombetare ne Prishtine.

Sekretari shteteror ne ministrine serbe per Kosoven Oliver Ivanovic ka akuzuar udheheqjen kosovare se po e shfrytezon kete projekt per perfitime politike.

Ai kritikon edhe bashkesine nderkombetare qe po ndihmon ne jetesimin e regjistrimit te popullsise ne Kosove.

Serbia nuk do te ndermarre masa aktive per te penguar regjistrimin e popullsise por do te shfrytezoje mjetet politike per te shpjeguar se BE-ja dhe tere bashkesia nderkombetare nuk mund te perdore standarde te dyfishta - tha zoti Ivanovic.

Ajo nuk mund ta ndaloje regjistrimin ne Bosnje me arsyetim se kjo do te legalizonte rezultatet e spastrimit etnik kurse ne anen tjeter ne Kosove te fuqizoje regjistrimin duke anashkaluar kete argument te cilin ne e perdorim - tha per BBC-ne zoti Ivanovic.

Regjistrimi i diaspores dhe refugjateve

Sipas Entit te Statistikave te Kosoves shqetesimet e Serbise jane te paqendrueshme.

Drejtori i Zyres se Regjistrimit te Popullsise Sabri Zabergja thote se ne regjistrim do te perfshihen edhe kosovaret qe jetojne jashte vendit duke mos perjashtuar ketu as te zhvendosurit serbe.

Zoti Zabergja thote se ata te cilet jetojne jashte kufijve te Kosoves per me shume se nje vit do te kene mundesi te regjistrohen si banore jorezidente.

Te gjithe qytetaret qe mungojne me teper se 12 muaj nga Kosova do te regjistrohen ne listen suplementare. Kjo vlen per te gjithe qytetaret qe jetojne ne boten e jashtme - thekson ai.

Por Serbia kembengul ne kundershtimin e saj per regjistrimin e popullsise ne Kosove nga ana e autoriteteve te Prishtines.

Sekretari shteteror ne Ministrine Serbe Oliver Ivanovic thote se Serbia do te perfshije ne regjistrim si pjese te saj edhe Kosoven dhe kete sipas tij asaj nuk mund tia ndaloje askush.

Nuk mendoj se dikush do te kete te drejte te kundershtoje regjistrimin e vullnetshem te popullsise sone. Askush nuk do te regjistrohet kunder deshires keshtu qe edhe shqiptaret edhe serbet e Kosoves do te ftohen per te marre pjese ne regjistrim nese kete e deshirojne - tha zoti Ivanovic.

Regjistrimi ne veri - sfide per Prishtinen

Regjistrimi i popullsise banesave dhe ekonomive familjare ne Kosove pritet ne sfidohet nga serbet ne veri te vendit.

Ata pritet ta bojkotojne kete projekt sic kane bojkotuar deri tani edhe zgjedhjet e Kosoves dhe punen e institucioneve vendore.

Kryetari i Komisionit shteteror per Regjistrimin e Popullsise Rifat Blaku vlereson se ata qe do te bojkotojne regjistrimin e popullsise do te jene humbesit me te medhenj.

Te gjithe partneret tane nderkombetare e kane ne konsiderate kompleksitetin e problemit dhe ne do te veprojme ne menyre unike. Ky projekt ka koston e vet dhe bojkotimi eventual me motive politike eshte krejtesisht i demshem ne rend te pare per ata qe do te silleshin ne ate menyre - tha zoti Blaku.

Prishtina zyrtare thekson se nuk do te lejoje qe projekti i regjistrimit te popullsise te deshtoje edhe ne qofte se serbet ne Kosoven Veriore nuk duan te marrin pjese.

Drejtori i Zyres per Regjistrim te Popullsise ne Entin e Statistikave te Kosoves Sabri Zabergja thote se ata kane menduar alternativa te tjera per ofrimin e statistikave ne veri.

Sa i perket veriut ne si Ent i Statistikes jemi te pergatitur si ne cdo pjese tjeter te Kosoves. I kemi imazhet me te reja satelitore qe jane bere ne shtator dhe tetor te vitit 2010. Pervec atyre fotografimeve ne e kemi bere edhe perditesimin e te gjitha banesave dhe ekonomive familjare si dhe te personave prandaj nese kjo pune prolongohet ne mund ta bejme nje vleresim te komponenteve kryesore ku mund te dalim edhe me te dhena paraprake sa i perket numrit te banoreve ekonomive familjare dhe banesave - tha zoti Zabergja.

Kosova eshte i vetmi vend ne Evrope ku nuk ka pasur nje regjistrim te popullsise qe 30 vjet keshtu qe askush nuk e di me saktesi se sa banore ka ajo.

Vleresimet e fundit te Entit te Statistikave jane per nje popullsi prej mbi 2.2 milione banoresh prej te cileve 92 per qind jane shqiptare mbi 5 per qind serbe ndersa gupet e tjera etnike perbejne me pak se 3 per qind te popullsise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›