E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, qeveria vendos shtetrrethimin

Qeveria e Tunizisë ka vendosur shtetrrethimin gjatë natës në kryeqytetin Tunis, dhe në rajonet përreth. Shtetrrethimi është vendosur pas protestave të dhunshme në disa zona të kryeqytetit, ndërmjet banorëve dhe policisë, e cila hodhi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Zyrtarët kanë deklaruar për agjencitë e lajmeve se 23 persona kanë vdekur në gjithë vendin, që nga fillimi i trazirave në fund të vitit të kaluar. Protestuesit thonë se janë të zemëruar për rritjen e çmimeve të ushqimit dhe karburantit, papunësinë e lartë dhe korrupsionin në vend. Ndërkaq sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, numri i të vdekurve mund të ketë arritur në të paktën 50 persona. Trazirat më të rënda që prej dekadash në Tunizi, përfshinë së fundmi edhe kryeqytetin e vendit Tuniz. Nga përleshjet u shkatërruan dyqane, Iu vu zjarri edhe një banke dhe një ndërtese qeveritare. Presidenti Zine al-Abidine Ben Ali tha se protestat kontrollohen nga jashtë për t`i sjellë dëm Tunizisë. Ai deklaroi se deri në fund të vitit 2012 do të hapë 300.000 vende pune. Shkollat dhe universitetet janë mbyllur deri në një afat të pacaktuar. Presidenti Ben Ali shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe dha urdhër për lirimin e personave që u arrestuan gjatë protestave. Një komision i ngritur do të hetojë korrupsionin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›