Prishtina-Shkupit: Të zbardhet çështja e varrezave masive
Atje thuhet se janë trupat e pajetë të viktimave kosovare të luftës së vitit 1999, të cilët ishin vrarë nga forcat serbe dhe ishin varrosur në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, në territorin e Maqedonisë.
“Pikërisht me qëllim që të mos ketë hamendësime e spekulime, me dëshirën e mirë të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë, do të veprohet në mënyrë të koordinuar dhe të përbashkët për të hedhur dritë mbi këtë çështje”, ka thënë ambasadori i Kosovës në Shkup, Skënder Durmishi, njofton ina.
Aktualisht ka disa propozime që të formohet një komision i përbashkët me përfaqësues nga tri ministri, mirëpo gjithçka do të përcaktohet pas takimeve të radhës midis zyrtarëve të qeverive të të dy vendeve. Ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Pavle Trajanov, i cili ishte në këtë detyrë gjatë luftës së Kosovës ka theksuar se nuk ka informacione për varrezave të tilla masive.
Por, ai ka nënvizuar se kjo çështje duhet të zbardhet përmes komisioneve ndërqeveritare. Më 22 maj të këtij viti, Ministria e Drejtësisë e Kosovës i ka dorëzuar autoriteteve të Shkupit zbatimin e hetimeve në territorin e Maqedonisë, për dyshime për varrezave masive me civilë kosovarë të vrarë dhe masakruar nga forcat serbe gjatë periudhës 1998-1999. Në kërkesë janë lakuar disa vende, ku dyshohet për ekzistimin e këtyre trupave të varrosur.
Në ndërkohë, AFP citon zëvendëskryeministrin Ramë Manaj të ketë thënë se Prishtina i ka kërkuar Shkupit që t’i hetojë raportet për ekzistimin e varrezave në Maqedoni. Manaj ka thënë se kërkesa i është "parashtruar Shkupit përmes kanaleve diplomatike" dhe se kërkohet nga Maqedonia “që të fillojë hetimin mbi ekzistimin e mundshëm të lokacioneve ku mund të jenë varrosur qytetarë të Kosovës". Sipas tij, në Maqedoni mund të jenë varrosur 30 deri 60 trupa.