Konsensusi për ndërhyrjet kirurgjikale plotëson kartelën
Me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, pacienti i cili do t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, apo personat e tjerë ligjorë të ngarkuar prej tij, do të miratojnë një deklaratë konsensusi për njohjen e komplikacioneve, praktikë kjo që njihet në gjithë vendet e zhvilluara.
Kjo praktikë është aplikuar deri më tani në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë vetëm në rastet e rënda. Ndërkohë, me ketë urdhër parashikohet që edhe akuzat për mjekët dhe pacientët të marrin fund.
Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi, tha se "është një urdhër shumë pozitiv dhe i efektshëm për të rregulluar këto marrëdhënie pacient-mjek, për më tepër që krijon një konsensus shumë të mirë, lidhur me ekzaminimet invazive dhe ndërhyrjet kirurgjikale". Sipas tij, "nëpërmjet një deklarate të veçantë, ndryshe nga deri më tani, pacienti, ose familjari, bie dakord për tre gjëra kryesore: procedurën që do të ndodhë, trajtimin alternativ që ka lidhje me këtë dhe rreziqet apo komplikacionet që mund të shoqërojnë procedurën".
Deri tani, sipas tij, kjo ka qenë e paplotë, e pamjaftueshme, edhe pse e shënuar në kartelë, ndërsa me këtë deklaratë-konsensus, që merret nga pacienti apo familjari, rregullohen marrëdhëniet ndërmjet mjekut dhe pacientit.
"I rëndësishëm është fakti se, mjeku mbrohet në mënyrën më pozitive nga çdo lloj ankese e mëvonshme ose komplikimi, por edhe pacienti është i ndërgjegjshëm dhe shumë më i informuar për çfarë do të trajtohet dhe çfarë do të ndodhë me të", nënvizoi Dashi.
Urdhri i ministrit të Shëndetësisë për dhënien e konsensusit nga pacienti për ndërhyrjet kirurgjikale, ka nisur të shpërndahet në pavionet e QSUT-së, ku kryhen ndërhyrje kirurgjikale, me qëllim njohjen e personelit dhe pacientëve me të.