Prishtina Sjemi gati per bisedime

Kete deklaroi zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci nje dite pasi sekretarja amerikane e Shtetit sugjeroi fillimin e dialogut edhe para zgjedhjeve te parakohshme.
Nuk besoj se legjitimiteti demokratik eshte gati. Temat qe kane te bejne me personat e pagjetur kane qene ne bisedime por temat e tjera jo dhe ne mendojme se keto bisedime mund te behen vetem pas zgjedhjeve ka pohuar Kuci.
Nderkohe qe partite ne opozite shprehen edhe me skeptike duke pasur parasysh krizen politike qe sipas tyre ka perfshire Kosoven.
Keto institucione nuk kane kredibilitet per asnje marreveshje. Me kete krize politike qe ka perfshire vendin nuk mund te kete bisedime per asnje ceshtje ka deklaruar Ibrahim Makolli deputet i AKR-se.
Nuk mund te flitet as me Serbine dhe as me kedo tjeter kur ne kemi nje krize te madhe ne Kosove eshte shprehur me pas kryetari i LDD-se Nexhat Daci.