E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina: Te pakenaqur me numrin e njohjeve

Zevendesministrja e Jashtme e Kosoves, Vlora Citaku ka deklaruar se qeveria kosovare nuk eshte e kenaqur me numrin e njohjeve te pavaresise.

Ne nje interviste per nje media lokale, Citaku eshte shprehur se nje ndikim ne kete drejtim ka pasur edhe dergimi i ceshtjes se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

“Nuk mund te jemi te kenaqur me dinamiken e muajve te fundit, megjithate ne kemi vazhduar te bejme punen tone. Presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtem kane zhvilluar nje varg takimesh me perfaqesues te vendeve qe s’e kane njohur pavaresine dhe ne besojme se do te arrijme rezultate”, ka pohuar Citaku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›