E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, prokurorët: Haradinaj të gjykohet sërish

Tribunali i Kombeve të Bashkuara shqyrtoi sot apelimin kundër lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
"Gjykata e shkallës së parë nuk ndërmori masat e duhura në mënyrë që gjykimi të ishte sa më i drejtë për të dyja palët", ka deklaruar prokurori Peter Kremer.
Ai shtoi se, dy dëshmitarët kyç nuk ishin në gjendje të dëshmonin gjatë gjykimit për shkak të frikës. Prokurorët kanë kërkuar që të hidhet poshtë lirimi i zotit Haradinaj, dhe ai të dalë sërish para gjyqit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›