E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina dhe Beogradi takohen të mërkurën

Përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe të Bashkimit Evropian do të mblidhen të mërkurën në Bruksel për të diskutuar “çështjet e pazgjidhura nga Protokolli për menaxhimin e integruar të kufijve”, ka deklaruar shefi i delegacionit serb në bisedime, Dejan Paviqeviq.

“Ky proces do të zgjasë për një kohë. Nuk duhet pritur që do të ndodhë diçka e madhe dhe e rëndësishme javën e ardhshme”, ka thënë Paviqeviq për mediat në Beograd.

Sipas tij, Serbia ka formuar grupin punues, i cili do të krijojë platformën e bisedimeve për kontrollin e kufirit.

Paviqeviq ka thënë se Qeveria e Serbisë nuk do të lejojë që në “linjat administrative” të ketë shenja të Kosovës, njofton REL.

“Do të ketë vetëm shenja informative, pa shenja të shtetësisë, të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ka thënë Paviqeviq.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit qysh në muajin shkurt, porse zbatimi i saj ka ngecur.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›