E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Prishtinë po vazhdon punimet Samiti i Gruas

Në Prishtinë sot zhvillohet dita e tretë dhe e fundit e Samitit Ndërkombëtar të Gruas.

Nën organizimin e presidentes Atifete Jahjaga samiti “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Grave” ka mbledhur personalitete të shumta të skenës politike në botë, në mesin e tyre edhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Gjatë dy ditëve të kaluara, pjesëmarrësit kanë theksuar mbështetjen për Kosovën dhe rolin e gruas në demokraci.

Të shtunën pritet të nxirren edhe disa konkluzione.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›