Prishtina e Beogradi, të bisedojnë për çështje praktike

Ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë për BBC-në, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të përfshihen në bisedime për çështje praktike.
Por ai thotë se kjo nuk mund të bëhet në 'një raund të madh negociatash'.
“Edhe në propozimin tonë, në planin Ahtisaari mund të gjenden propozime që për një numër çështjesh Beogradi dhe Prishtina të diskutojnë për çështjet e përbashkëta, që janë praktike. Sepse, mbi të gjitha Kosova dhe Serbia janë fqinj dhe çdo vend në botë ka një numër të çështjesh praktike për të diskutuar me fqinjët që nga kufiri, doganat e deri tek mjedisi, transporti e kështu me radhë. Ka kaq shumë çështje për të cilat fqinjët kanë për të diskutuar dhe të arrijnë marrëveshje të caktuara. Kjo duhet të bëhet dhe është paraparë edhe me planin Ahtisaari. Prandaj, kurdo që të dyja qeveritë janë të gatshme që të fillojnë këto diskutime praktike, unë i përkrah ato”, ka thënë Rohan.
Ai tha se bisedimet duhet të jenë pragmatike dhe duhet të përfshijnë çështjet e fqinjësisë, pavarësisht nga qëndrimi për statusin e Kosovës që, sipas tij, është zgjidhur dhe është i pakthyeshëm.
“Pavarësia e Kosovës është një fakt jetësor dhe gjithëkush e di se kjo nuk do të ndryshojë. Ka çështje praktike që duhet të bisedohen me qëllim që njerëzve t’iu mundësohet që të jetojnë një jetë normale fqinjësore, sikurse ndodh në çdo pjesë tjetër të botës. Natyrisht që do të jetë e vështirë. Çdo bisedim do të jetë i vështirë, sepse në çdo negociatë të dyja palët do të thonë se kanë pikëpamje të ndryshme për statusin ligjor të Kosovës. Kjo edhe do të ndodhë, por duhet të shkohet përtej kësaj dhe palët të thonë se nuk pajtohen rreth statusit të Kosovës, mirëpo mund të diskutojnë për një numër çështjesh praktike”, theksoi Rohan.
Rohan tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk duhet të ketë ndikim mbi çështjet praktike dhe se bisedimet mes palëve është më mirë të jenë të drejtpërdrejta, pa ndonjë ndërmjetësues ndërkombëtar.
“Nuk besoj se vendimi i GJND-së do të jetë vendimtar në çfarëdo rasti. Mbase do të jetë në formën e një mendimi që do të shtrijë një numër argumentesh, pa ofruar një vendim të qartë. Prandaj, nuk mendoj se duhet të ketë ndikim mbi këto çështje praktike. Kjo sepse pavarësisht nga aspekti kushtetues, çështjet praktike duhet të zgjidhen, gjithsesi. Unë nuk do të prisja deri sa GJND-ja të marrë vendimin e saj”, deklaroi Rohan.