Swaziland njeh Republikën e Kosovës
Mbretëria e Swaziland’it është shteti i 66’të që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Letra e njohjes nga ky shtet ka ardhur në adresë të partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR).
Letra është prezantuar në RTK nga nënkryetari i AKR'së, Ibrahim Gashi, i cili ka thënë se e bën këtë “për të treguar një zotim tonin për ato që kishim thënë disa ditë më parë”.
“Njohja de Jure ka ardhur sot në adresë tonë ndërkaq njohja de facto kishte ndodhur dy ditë më parë”, tha Gashi në këtë intervistë.
Mbretëria e Swaziland bëhet kështu shteti i 66 që njeh Republikën e Kosovës.
Gashi ka thënë se priten edhe njohje të tjera që janë si rezultat i lobimit të liderit të AKR-së Behgjet Pacolli, nëpër botë.