Prishtina mbulohetnga dëbora e parë e vitit 2011
PRISHTINË - Prishtina gdhiu sot e bardhë nga një tis i hollë i dëborës së parë të Vitit të Ri 2011, e rënë gjatë natës së kaluar pas ditëve me diell të festës së fundvitit. Fjolla të imëta dëbore po bien edhe në këtë mëngjes.
Dëbora e fundit e vitit 2010 në Prishtinë ra natën mes 26 e 27 dhjetorit, pas festimeve të Krishtlindjeve në një mot të mirë.
Nga "dimri" në stinë të tjera e "vera në dimër" thuhet se i ka mbetur emri kryeqytetit të Kosovës, si një vend ku prishet stina (Prishstina). Thuhet gjithashtu se Prishtina e mban këtë emër të trashëguar nga perandori Justinian.
(e.n/ata/BalkanWeb)