E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje në Malishevëidentifikohet viktimadhe të plagosurit

MALISHEVË- Policia e Kosovës zbardh ngjarjen e së shtunës në Banjë të Malishevës, ku pas një përleshje me armë mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 2 të tjerë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Skënder Nazmi Limaj ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa të plagosur janë i vëllai i tij, Azem Nazmi Limaj dhe djali i vëllait të tij Ilir Behlul Limaj.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:30 në restorantin “Kështjella”, pronë e familjes së të vrarit në Banjë.

Sipas informacioneve nga policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të plumbave të një arme tip automatik dhe të një pistolete.
Mësohet se policia ka ndaluar 7 persona të dyshuar si pjesëmarrës në përleshjen e armatosur, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ende nuk janë të qarta motivet e ngjarjes së rëndë.

(e.n/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›