E Enjte, 5 Nëntor 2026

Prishtina në prag të Festivalit Ndërkombëtar Operistik, Ramë Lahaj

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Prishtina është duke u bërë gati për Ramë Lahaj International Opera Festival.  Ky do të jetë edicioni i katërt i këtij festivali operistik i iniciuar nga tenori i mirënjohur Rame Lahaj, i cili do të sjellë në kryeqytetin kosovar, emra të rëndësishëm të muzikës klasike.

Koordonatori i Programit Artistik dhe Marredhenieve Nderkombetare, Besmir Vokopola është shprehur për mediet kosovare se këtë vit janë përpjekur të gërshetojnë zhanre të ndryshme të muzikës. Motoja e festivalit të këtij viti është “Të këndoftë zemra!”.

Vokopola është shprehur se, vërtet ka lloje të ndryshme arti, por ato duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, ky festival operistik do të nisë me një ekspozitë të titulluar “A thua andërr ishe ti”.

Në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës do të zhvillohet koncerti dedikuar bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës, ku do të interpretojnë një soprano nga Egjipti dhe një tenor nga Armenia.

Njëra prej netëve të edicionit të katërt të RLIOF do i dedikohet kompozitorit të njohur italian, Xhakomo Puçini, ashtu siç po ndodh me teatrot e festivalet ngado në botë, në 100-vjetorin e vdekjes së tij.

Besmir Vokopola tha se kishte pasur shumë aplikime për pjesëmarrje në këtë ngjarje artistike, me të rinj nga Kosova, Shqipëria, rajoni, por edhe vende të largëta si Australia, të cilët do të perkrahen nga fondacioni i Rama Lahaj. Festivali do të nisë këtë fundjavë dhe do të zgjasë deri më 2 gusht, ku do të mbyllet me mbrëmjen Gala.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›