E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina nuk ka dorëzuar taksat e reja të ndërtimit

Prishtina dhe disa komuna të tjera ende nuk i kanë dorëzuar taksat e reja administrative të ndërtimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Disa nga komunat kanë propozuar që taksat e reja të jenë 3 euro për metër katror, ndërkaq, pritet që së shpejti të marrin përgjigje për miratim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Komuna e Prishtinës dhe disa komuna të tjera janë vonuar të dorëzojnë taksave administrative të ndërtimit që parasheh Ligji i ri i ndërtimit, shkruan Rtk.

Ky ligj, ndër të tjera synon edhe lehtësimin e procedurave të marrjes së lejeve të ndërtimit, unifikimi i taksave për leje të ndërtimit e të tjera. Kështu tha Salvador Elezi zyrtar i USAID-it, gjatë një debati që zhvillua për ndikimin e ligjit të ndërtimit tek bizneset.

Ndërkaq, zyrtari i komunës së Prishtinës, Faik Fazliu tha se taksat administrative të ndërtimit nuk mund të jenë të njëjta si me komunat e tjera.

Ligji i ri për ndërtimet ka hyrë në fuqi në korrik të vitit të kaluar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›