Serbia do ta paguajë shtrenjtë zvarritjen në dialogun me Kosovën

Heqja dorë nga marrëveshjet e arritura me Kosovën do të mund t’i kushtonin Serbisë jashtëzakonisht shumë në planin diplomatik, por edhe atë ekonomik, vlerësoi sot Edëard Joseph për Zërin e Amerikës në gjuhën serbokroate.
“Beogradi me zvarritjet e deritashme të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën i ka kontribuar përkeqësimit të pozicionit të vet në dialog me palën kosovare”, deklaroi ai, transmeton Koha.net. Joseph mendon se zgjidhja për veriun e Kosovës tashti kërkohet mbi bazën e planit të Ahtisaarit, të cilin Beogradi e ka anatemuar.
Sipas tij, qeveria e re serbe dhe presidenti Nikoliq nuk kanë kurrfarë gjasash që të ndryshojnë diçka në këtë plan. “Me fjalë të tjera, koha për zvarritje ka kaluar, Republika e Kosovës është aty, atë e njohin 100 vende të botës dhe këtë nuk mund ta ndryshojnë kurrfarë makinacionesh si ato të ish-ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiq”, porositi Joseph. Çmimi për dialogun e dështuar është tepër i lartë, sepse Serbia do të lëshonte rastin më të volitshëm deri tash për proces të përshpejtuar të anëtarësimit në BE, tha ai, duke shtuar se vetëm ruajtja e statusit të kandidatit nuk do të thotë shumë, me ç’rast përmendi rastin e Turqisë, e cila tash e shumë vite është kandidatre për anëtarësim në BE por nuk ka lëvizur për asnjë milimetër drejt BE-së. /Indeksonline/