E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, 26-vjeçari vdes në vendin e punës/ Këputet krahu i vinçit, nisin hetimet

Ermal Sherifi, i riu 26 vjeç humbi jetën në vendin e punës në Prishtinë.
Ai do të përcillet sot për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Rubovc të Madh.

Ndërkohë, tre persona janë ndaluar në lidhje me rastin tragjik në rrugën A, ku si pasojë e rënies së krahut të vinçit vdiq 26-vjeçari dhe u lëndua edhe një punëtor tjetër.

Inspektorati Qendror i Punës reagoi në lidhje me vdekjen e punëtorit.

Në njoftim thuhet se aksidenti ka ndodhur gjatë montimit të një vinçi (krani) në vendpunishten e subjektit “Vëllezërit Asllani”, i cili nuk ka qenë i inspektuar më parë nga Inspektorati Qendror i Punës, për shkak se punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit.

Sa i përket shkakut të aksidentit, në këtë fazë është ende herët të nxirret një përfundim, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme thotë inspektoriati i Punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›