E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, AAKpadit KQZ-në

PRISHTINE- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar një padi kundër Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës për arsye të shkeljes së ligjit zgjedhor dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, si dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Në padi thuhet se KQZ ka vendosur të përsërisë zgjedhjet në të gjithë komunën e Deçanit pa një mbështetje ligjore, edhe pse një gjë e tillë nuk është udhëzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ky i fundit ka udhëzuar KQZ-në të përsërisë zgjedhjet vetëm në disa qendra votimi të komunës së Deçanit.

Sipas AAK-së, nga provat e paraqitura në padi rrjedh se KQZ-ja ka tejkaluar kërkesat e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe ka vendosur në mënyrë arbitrare në kundërshtim me udhëzimet e tij. Ndaj AAK-ja i propozon Gjykatës së Lartë të Kosovës që të anulojë vendimin e KQZ-së.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›