Hagë, Thacipritet të takojëHaradinajn
PRISHTINË- Pasi Gjykata e Hagës, anulloi një ditë më parë vendimin për lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt nga paraburgimi, kryeministri në largim i Kosovës dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi pritet që gjatë javës së ardhshme të udhëtojë në Hagë për ta takuar liderin e AAK-së.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat i referohen burimeve brenda PDK-së. Në fillim të tetorit një takim u mbajt mes strukturave udhëheqëse të dy partive, me qëllim krijimin e një strategjie të përbashkët lidhur me bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit.
Komuniteti ndërkombëtar, vecanërisht BE dhe SHBA, kanë bindur Prishtinën dhe Beogradin për fillimin e dialogut për ta mbyllur kapitullin e stabilitetit të vendit dhe pritet që këto bisedime të fillojnë pas formimit të qeverisë së re, e cila do të dalë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Burime nga PDK-ja thonë se është në interes të Kosovës që të gjithë aktorët politikë shqiptarë të vendit t’i lënë anash ndasitë dhe inatet personale për hir të përmbylljes sa më të suksesshme të bisedimeve të ardhshme me Serbinë, me qëllim të futjes së veriut të vendit nën kontroll të plotë shtetëror.
(m.a/News24/BalkanWeb)