E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine BukoshiSejdiu te largohetnga posti kreut LDK

PRISHTINE- Ministri i shendetesise Bujar Bukoshi njekohesisht kandidati per postin e kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves i ka bere thirrje kreut aktual te partise Fatmir Sejdiu te jape doreheqjen edhe nga detyra e kryetarit te LDK-se. Duke e vleresuar si te pamenduar veprimin e Sejdiut per te dale nga koalicioni qeverises me PDK-ne e kryeministrit Thaci Bukoshi tha se LDK ka humbur dy pale zgjedhje nen drejtimin e Sejdiut. Por ish- presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu tha se terheqja e partise se tij nga koalicioni qeverises ishte reagim dhe pergjigje ndaj asaj qe ai e quajti injorim nga partneri ne qeverisje PDK. Ne nje interviste per BBC-ne Sejdiu theksoi se kohet e fundit ka pasur qasje jo parimore dhe te padrejte nga partneri ne koalicionin e deritashem e posacerisht ne rastin e strategjise se privatizimit te Poste dhe Telekomit te Kosoves. Strategjia per PTK ne qe ka ngjallur debate te medha ne Kosove kaloi ne Kuvend permes nje votimi qe u cilesua si i debatueshem. Sejdiu tha se per dalje nga kriza aktuale duhet te perfillen te gjitha rruget kushtetuese dhe ligjore perpara se te vendoset per te ecur drejt zgjedhjeve te jashtezakonshme.
s.g/NEWS24/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›