E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë/ Gjobë 500 euro për qytetarët që hedhin mbeturina në hapësira publike

Kompania Rajonale e Mbeturinave në Prishtinë ka njoftuar se rastet e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara po trajtohen me seriozitet të shtuar dhe tashmë janë referuar në Inspektorat për procedura të mëtejshme ligjore.

Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi është rritja e disiplinës qytetare dhe mbrojtja e hapësirave publike nga ndotja, duke theksuar se veprime të tilla nuk do të tolerohen.

“Mos harroni, 500 euro është vlera e gjobës që Inspektorati ua shqipton personave që hedhin mbeturina në hapësira publike”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Autoritetet kanë apeluar ndaj qytetarëve që të tregojnë më shumë kujdes dhe të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave, në mënyrë që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të mbajtur qytetin të pastër dhe për të shmangur ndotjen e hapësirave publike, që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës”, theksohet më tej në njoftim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›