E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, Kuvendi rezolutë për dënimin e krimeve serbe

Kuvendi i Kosovës do të hartojë një rezolutë për të dënuar kirmet serbe ndaj shqiptarëve nga viti 1945 deri në 1999. Nisma për hartimin e kësaj resolute u mor nga grupi parlamentar i PDK-së, dhe u mbështet edhe nga deputetët e tjerë të Kuvendit. Partitë kërkojnë që rezoluta të hartohet sa më shpejt dhe të jetë në një vijë me Rezolutën e Këshillit të Evropës. 

PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës miratoi nismën për hartimin e një rezolute e cila do të dënojë krimet që ka bërë ish-regjimi jugosllav ndaj shqiptarëve nga viti 1945 deri më 1999.
Projektrezoluta do të hartohet nga Komisioni ‘Për Gjyqësi dhe Legjislacion’, pastaj do të hidhet për votim në Kuvend. Nisma është marrë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, por u mbështet edhe nga grupi parlamentar i partisë tjetër të koalicionit qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga partitë e tjera opozitare – Aleanca Kosova e Re, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Lidhja Demokratike e Dardanisë. Ajo kaloi dje pasdite në Parlament.

Partitë kërkojnë që rezoluta të hartohet sa më shpejt dhe të jetë në harmoni me rezolutat që kanë nxjerrë edhe shtetet tjera ish-komuniste, dhe në një vijë me Rezolutën e Këshillit të Evropës.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›