E Shtunë, 31 Tetor 2026

Munter: Vendosja e EULEX, stabilizon rajonin

 

BEOGRAD- Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Cameron Munter thotë se është me rëndësi që misioni i EULEX-it në Kosovë të shtrihet sa më shpejt pasi ky mision do t’i sjellë stabilitet rajonit.
“Shpresojmë se EULEX-i do të vendoset me vullnetin e të gjithëve, duke e kuptuar se ka për qëllim t’i mbrojë të drejtat e të gjithëve, shqiptarëve dhe serbëve, dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur Munter. Ai gjithashtu është shprehur optimist sa i përket vendosjes së misionit, por ka shtuar se e ka të vështirë të precizojë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
I pyetur për nismën serbe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin e saj për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, Munter është shprehur se “e respekton të drejtën e Serbisë për ta kërkuar këtë mendim”.
''Ne nuk pajtohemi dhe kemi votuar kundër, sepse mendojmë se nuk është gjë e domosdoshme dhe se statusi i Kosovës është zgjidhur. Mendoj se qeveria e Serbisë e kupton këtë gjë, e kupton qëndrimin tonë, dhe ne e mbështesim Serbinë në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në BE, sikur edhe shtetet e saj fqinje, përfshirë këtu edhe Kosovën”, shtoi Munter. Ai gjithashtu tha se nuk e di se sa amerikanë do të marrin pjesë në këtë mision, mirëpo ka shtuar se ata do të jenë civilë, pasi që – sipas tij – “i gjithë projekti i EULEX-it bazohet në vendosjen e sundimit të ligjit”

(s.g/Telegrafe/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›