Prishtinë, Lajçak takohet me Kurtin

Të dërguarit e BE-së dhe SHBA kanë kërkuar në Prishtinë rinisjen urgjente të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak deklaroi pas takimit me kryeministrin kosovar Albin Kurti se rikthimi në dialog është urgjent dhe e vetmja mënyrë për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve terroriste në veri. Lajçak tha se gjatë takimit iu kërkua kryeminsitrit të Kosovës zbatimi i marrëveshjeve si e vetmja rrugë drejt BE-së. Ai nënvizoi se ky mesazh do t’i përcillet edhe presidentit serb Vuçiq.
”Dialogu është më urgjent se kurrë. Kemi një plan, nuk mund të hyj në detaje por dialogu nuk ka alternativë. Shtensionimi dhe zgjedhjet në veri duhet të organizohen. Nëse nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të ngarjeve në veri, gjë që nuk e duam as ne dhe as ju” u shpreh Lajçak.
Pasi shprehu ngushëllime për policin e vrarë më 24 shtator në veri të vendit, Lajçak theksoi se BE dhe NATO janë shumë të angazhuara për zbardhjen e sulmit dhe shumë shpejt do të ketë informacione. I pyetur edhe për akuzat e kryeministrit Kurti se ai nuk është konstruktiv në dialog, Lajçak tha se mban anën e Bashkimit Evropian. Gjatë pasdites priten takime edhe me presidentin serb Vuçiq.
Gazetare Vjollca Zharri
/ rtsh.al /