E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine Mustafa ben thirrje per qetesi

Kryetari i komunes se Prishtines Isa Mustafa u ka kerkuar qytetareve qe ti ndalin protestat ne mbeshtetje te tij dhe kunder Fatmir Sejdiut.

Mustafa i ka ftuar ata qe te kontribuojne ne ndertimin e LDK-se dhe Kosoves brenda institucioneve dhe procedurave te parashikuara me ligj.

Ne nje njoftim per shtyp zoti Mustafa shprehet se keto aktivitete nuk i bejne asnje nder atij dhe as LDK-se sepse zgjedhjet ne LDK nuk mund te behen me forma te tilla presioni.

Kryetari i komunes se Prishtines eshte shprehur i bindur ne vendosmerine e LDK-se per nje proces normal zgjedhor i cili do te rezultoje me perfaqesimin e vullnetit te anetaresise se LDK-se.

Ne pankartat e simpatizuesve te kryetarit te Prishtines favorizohej edhe djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›