E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine ekzekutohet kreu i Arsimit


Qyteti i Prishtinës u trondit këtë mëngjes nga vrasja e një zyrtari të komunës në zyrën e tij. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu u qëllua për vdekje me pesë plumba në kraharor më zyrën, e cila ndodhet në objektin e ri të komunës në lagjen 'Arberia' të kryeqytetit kosovar.

Vrasësi një 50-vjecar nga fshati Dabishevc është dorëzuar vullnetarisht më pas në polici. Sipas dëshmitarëve, vrasësi është një mësues biologjie, i cili kërkonte postin e drejtorit të shkollës në fshatin e tij.

Policia konfirmoi arrestimin e vrasësit dhe njoftoi se po vijon hetimet në lidhje me motivet e krimit.Në vendngjarje shkuan menjëherë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, Arben Gashi dhe zyrtarë të tjerë. Vrasja ndodhi në një kohë që kryetari i komunës VrasjeVrasjet e rënda, pa autor! Hetime për vrasjen e Arjan Selimit Malësi e Madhe, babai qëllon të birin së Prishtinës, Isa Mustafa ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Denohet vrasja e Salihut

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, Qeveria e Kosovës dhe subjektet politike në vend dënuan ashpër vrasjen e drejtorit të arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu.

Presidentja e Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërkaq ka kërkuar që drejtësia ta kryej punën e saj.

Ndërkaq, përmes një komunikate për media, Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu ka dënuar aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu.

Më tej thuhet se ky është një sulm i rëndë kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe cenim i rëndë i integritetit të zyrtarit institucional në vendin e tij të punës.

“Qeveria kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat adekuate që kryesit e këtij akti kriminal sa më shpejtë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, bën të ditur Telegraf.

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shprehur indinjatë të thellë për vrasjen e Remzi Salihut.

“Lajmi për vrasjen e punëtorit të devotshëm të arsimit, Remzi Salihu, ka tronditur tej mase opinionin e gjerë, e në veçanti Ministrinë e Arsimit dhe të gjithë punonjësit arsimorë të vendit. MASHT dënon ashpër këtë akt kriminal në vendin e punës, ku i ndjeri po kryente detyrat me përgjegjësi të lartë profesionale, angazhim, devotshmëri, përkushtim dhe ndershmëri”, thuhet në reagimin e MASHT-it.

Ndryshe, edhe subjektet politike në vend ka shprehur indinjatë të thellë ndaj vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu.

 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ndahen cmimet e “Pri Film Fest”
Është filmi Loverboy i regjisorit rumun Catalin Mitulescu triumfuesi i Edicionit të tretë të festivalit nderkombetar te filmit te Prishtines. Betonohet ura mbi lumin Ibër
Menjëherë pas përfundimit të një ndeshjeje volejbolli ekstremistët serbë të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës kanë betonuar barrikadën mbi urën kryesore të lumit Ibër. Kontroll në burgun e Dubravës
Policia e Kosovës organizoi një aksion kontrollues në burgun e Dubravës me urdhër të Gjykatës së Pejës.
Thaci: Veriu, s’ka kthim prapa
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se me ndërhyrjen në veri të Kosovës kanë ndodhur një sërë ndryshimesh të mëdha dhe pozitive.
Jarinje, KFOR zgjeron zonën e sigurisë
Trupat e KFOR-it në Kosovë kanë zgjeruar zonën e sigurisë në pikën kufitare të Jarinjes, ku dhe kanë hequr një barrikadë të vendosur nga banorët serbë.

Lajmet kryesore

Berisha: Bashkëpunim, në interes të vendit
"Komision parlamentar për reformën zgjedhore"
Debati publik, Rama sërish ftesë Berishës
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Rikthehet për gjykim cështja e Aldo Bares

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›