E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine hiqet flamuri kuqezi


Flamuri kombetar shqiptar i cili ishte vendosur prane flamujve shteterore te Republikes se Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte hequr sot gjate oreve te pasdites nga rruget e Prishtines. Flamuri kuqezi ishte vendosur neper te gjitha rruget kryesore te kryeqyetit kosovar per nder te vizites se Sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton.Dhe ky veprim ndodh vetem nje dite perpara mberritjes se shefes amerikane te diplomacise. Nuk ka ende nje shpjegim se perse flamuri kombetar i shqiptareve u hoq nga rruget. Zyrtarisht komuna distancohet nga ky urdher ndersa as ambasada amerikane dhe as Ministria e Jashtme e Kosoves nuk jane ne gjendje te japin nje sqarim per mediat. Nderkohe qe punonjesit e nje kompanie private po zbatojne nje urdher qe thone se nuk e dine nga kush vjen. Burime nga komuna bejne te ditur se ky eshte nje urdher qe eshte dhene nga lart. Protokolli per viziten e sekretares amerikane po behet nga ambasada amerikane dhe sipas burimeve jo zyrtare thuhet se ambasada ka kerkuar qe te hiqet flamuri kombetar shqiptar me arsyetimin se mbajtja e flamurit te nje shteti fqinj nuk eshte e preferueshme. Ky veprim eshte denuar ashper nga qytetaret qe ndodheshin ne rruge ne momentin e heqjes se flamurit kuqezi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›