E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi ngushellon familjaret e Burhan Kalase

Ne nje mesazh drejtuar familjareve te te ndjerit Burhan Kalaja njerit prej heronjve te demokracise shqiptare Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi shpreh ngushellimet e tij

Lajmi per ndarjen nga jeta te Burhanit me hidheroi pa mase. Ne kete dite te trishtueshme ju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta dhe ju gjendem shpirterisht prane ne kete moment dhimbjeje te thelle per humbjen e njeriut tuaj te dashur te shtrenjte e te pazevendesueshem.
Kreu i shtetit vlereson se Burhan Kalaja eshte rrenjosur si njeriu i cili me aktin e tij te guximshem ne 22 qershor te vitit 1990 vrau perfundimisht friken gjysmeshekullore te shqiptareve dhe i dha force shpreses se tyre per te ardhmen per lirine dhe demokracine ideale te cilat vete Burhani i kishte deshiruar te sigurta dhe te ndertuara mbi themelet e forta te te drejtave themelore te njeriut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›