E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine proteste kunder dhunes

Qindra qytetare të Kosovës protestuan kundër dhunës së policisë qe sipas tyre, u ushtrua ndaj protestuesve gjatë protestës që u mbajt të shtunën në dy pikat kufitare me Serbine.

Protesta e se henes u organizua nga rreth 25 OJQ te cilat denuan fuqishem reagimin e policise ndaj protestuesve. Duke e quajtur qeverine e Kosoves qeveri policore protestuesit mes tjerash kerkuan doreheqejen e ministrit te brendeshme Bajram Rexhepi dhe te kryeministrit Hashim Thaci.

Qytetarët krahasuan aksionin e policise me nderhyrjet e policise serbe te paraluftes. Sipas shoqerise civile protesta u zhvillohet kundër dhunës qeveritare ndaj te drejtës për te protestuar. Ata fajësuan edhe Bashkësinë Bllokada e 14 janaritBE: Protesta e VV, kundër parimeve tona Krasniqi: Jahjaga të vendosë dialogun Kosovë, lirohen shumica e protestuesve Ndërkombëtare qe sipas tyre po i hap rruge qeverise per përdorim te dhunës.

Protesta zgjati per rreth 2 ore dhe protestuesit u shperndane te qete. Reagime ka pasur edhe nga këshilli për të drejtat e njeriut ku përdorimi i forcës nga ana e policisë është dënuar fuqishëm. Ndersa ekspertet ligjore nga ana tjeter gjejne shkelje edhe tek arrestimi i deputeteve te kuvendit te Kosoves nga rradhet e Vetevendosjes.

Tension ne fundjave ne kufi

Policia e Kosovës, deklaroi pas protestes se te shtunes se numri i aktivistëve të arrestuar të Vetëvendosjes është 146, pjesa më e madhe e të cilëve në pikën kufitare të Mërdarës, ku u regjistruan edhe incidentet më të rënda.

Ndërkohë, sqaron policia, numri i efektivëve të lënduar është 28.

Sipas policisë, aktivistët dhe protestuesit e Vetëvendosjes kanë sulmuar me gurë dhe sende të tjera të forta policinë e cila ka ndërhyrë për zhbllokimin e pikëkalimeve kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë. Mes të ndaluarve, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, janë edhe dy deputetët, Liburn Aliu dhe Glauk Konjufca, ndaj këtij të fundit, sipas po të njëjtave burime, është ushtruar dhunë nga ana e policisë.

Policia njoftoi gjithashtu se të dyja pikat e kalimit për në Serbi, si ajo e Merdares, si ajo e Dheut të Bardhë i janë rikthyer normalitetit dhe nuk ka bllokime.

Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, janë sprapsur nga policia në Dheun e Bardhë duke u vendosur disa qindra metra larg rrugës nacionale.

Vetëvendosje ka paralajmëruar vijimin e protestës së saj deri në momentin kur qeveria, sipas saj, të zbatojë reciprocitetin politik e tregtar me Serbinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›