Prishtinë, shpërthim në oborrin e qeverisë , dyshime për ish luftëtarët e UÇK-së

Prishtinë, 16 korrik NOA-Një koktej molotovi është hedhur në oborrin e ndërtesës së qeverisë së Kosovës, ndërsa policia ka gjetur edhe dy mjete tjera të pashpërthyera.
Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti tha se dyshohet që sulmi ndaj qeverisë të jetë shkaktuar nga një grup i veteranëve të luftës së ish UÇK-së, të cilët po protestonin para ndërtesës së qeverisë.
Besohet se këto mjete kanë ndodhur pikërisht nga grupi i protestuesve, por pritet që grupi i hetuesve policorë gjatë hetimeve të identifikojë personat e dyshuar, tha z.Hoti.
Sipas policisë, ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë incident, i cili përfundoi pa të lënduar dhe pa dëme materiale.
Që nga dita e mërkurë një grup pjesëtarësh të ish UÇK-së kanë filluar të protestojnë duke kërkuar nga qeveria përkujdesje institucionale ndaj veteranëve të luftës.
m.i/NOA